Berisha, Regani dhe Tien Siao Pini

Në ekspozenë që i bëri modelit ekonomik shqiptar në seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, të zhvilluar ditët e fundut në Paris, Berisha tha se në bazë të tij është liria. Dhe frymëzimi për lirinë, Berishës, i paskësh ardhur nga idetë e Reganit. Në të njëjtën ekspoze, Berisha lavdëroi edhe arritjet ekonomike të Kinës; madje, deklaroi se Shqipëria do të konkuronte me të ekonomikisht. Por në themel të modelit ekonomik kinez, janë idetë e Tien Siao Pinit, diktatorit komunist që autorizoi vrasjen e protestuesve të paarmatosur në sheshin Tien An Men, në vitin 1989.
Berisha duhet të zgjedhë ose Reganin si burim frymëzimi (në foton shoqëruese të këtij shënimi është Presidenti Carter), ose Tien Siao Pinin. Me fjalë të tjera, duhet të zgjedhë ose lirinë ose diktaturën si themel të modelit të tij...
E.Zaloshnja
Comments
Ten hsiao Pini vertet vrau

Ten hsiao Pini vertet vrau protestuesit , dhe beri, mire se nqs Kina do behej ashtu sic thoshin protestuesit , sot Kina do ishte me keq se ne

Por Ten Hsiao Pini ne reformen e tij ekonomike ishte per kalimin gradual nga komunizmi ne kapitalizem --Pra Ai ishte per hapjen e Kines drejt Kapitalzimit dhe peqafimin e Kapitalizmit nga Kina ,porse ne menrye graduale ,dhe Shteti te kishte pjesen kryesore ne Ekonomine kineze ,sidomos ne sektoret strategjike duke lejuar ne te njejten kohe edhe lulezimin e aktivitetit privat nga vendasit dhe te huajte----\

--Nuk duhen lejuar masat te abuzojne me lirine se demtohet e ardhmja e sigurte e shtetit --Pra ne kushtet qe eshte Kina , lirite e individit duhen lejuar te riten ne menyre graduale , jo menjehere sepse i prishin ekuilibrin ekonomik dhe si rjedhoje edhe politik Kines ,e cila pretendon te jete nje superfuqi,dhe eshte nje superfuqi ne ritje te vezhdueshme si pasoje e kesaj politike inteligjente te Ten Hsiao Pinit

Sala po ta kish kopjuar Ten SIao Pinin ne vitet 1992 sot Shqiperia do ishte shkelqyer .Ndersa tani s'ka ca te beje Sala vetem te pakten te bashkeupoje me Kinen.... ne maredhenie te ndryshme biznesi ..

Çështë ky Sanço Panço që do

Çështë ky Sanço Panço që do të barazojë veten me Ten Siao Pin dhe me presidentin Regan të vetëm ky Sanço që mundë ti ngjajë është Mubaraku dhe Sadisti janë të vetmit që mund ti japin frymëzimë

Add new comment