Berisha në TV, Rama në twitter

Kryeministri Berisha në Porto Romano tha: “U them anti-globalistëve se nuk keni të ardhme. Se aleanca juaj e fundit e plehut është e dëshpëruar dhe e pashpresë. Mos kërkoni vota në plehra, se nuk do t`i gjeni”.
Dhe po aty u hodh në një argument tjetër: “Qeveria do të bëjë gjithçka për mjedisin miqësor ndaj jush. Ata të cilët duan të vërsulen me taksa siç thonë, iu kujtoj që kjo është një kohë që shqiptarët nuk do ta pranojnë më”.
Rama i është përgjigjur në twitter me një mesazh që ka më pak se 140 karaktere (twitter-i nuk të lejon më tepër; prandaj duhet të jetë e papërfytyrueshme për Berishën që t’u besojë mesazheve në twitter): “Të pasurit do shpëtojnë nga gjobat, mjedisi nga plehrat dhe Shqipëria nga kënga e gjelit majë plehut”.
Si duket janë ndarë rolet njëherë e mirë. Berisha flet përpara kamerave, dhe Rama në twitter. Militantët e opozitës i kanë gjykuar fillimisht mesazhet në twitter si një metodë jo fort eficiente ballafaqimi me maxhorancën, por kohët e fundit kanë zënë të japin shenja se e pëlqejnë. Komentet në sitet e opozitës janë të mbushura me komente të llojit “të lumtë ajo dorë!”, “”ah, ç’ia bëre mirë”, “mirë bën që i jep përgjigjen për çdo gjë”, etj, etj. E pëlqejnë vërtet? Apo thjesht përligjin atë që s’mund ta ndryshojnë?
Re.Pu.
Comments
zoteri Nano-Pse nuk keni
<p>zoteri Nano-Pse nuk keni asnje koment per denimin me dy vjet te djalit te deputetes Xhuvani per vrasje?Per plehrat nuk ngurroni por per rastin ne fjale as edhe nje koment te shkurter!Po sikur te ishte djali i ndonje deputeti "tjeter"?pershendetje,me padurim po e pres komentin tuaj.</p>
Add new comment