Aleanca Kuq e Zi dhe spastrimi toponomastik
Aleanca Kuq e Zi, si udhëheqës ad hoc i së cilës vepron nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka shpallur së fundmi se do të propozojë një projektligj për ndryshimin e toponimeve sllave në Shqipëri. Me emra të tillë, historia ka pagëzuar një numër jo të vogël qytetesh e fshatrash. Kjo është beteja e dytë e madhe e Aleancës Kuq e Zi pas asaj për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike si pasojë e së cilës, shprehet Spahiu e të tijtë, do të përfitonte elementi grek dhe do të shpërbëhej ai shqiptar. Megjithë përlëvdimet që mund t’i shkojnë Aleancës për këtë veshje Kuq e Zi të çështjeve shqiptare, në këtë mijëvjecar ku globalja rreket të duket më e sigurtë se nacionalja, nuk mund të mos vëresh njëfarë projekti me ngjyrime etnocentrike të tejkaluara në platformën e tyre. Dallohen konturet e një “hapësire jetike shqiptare” ku lëvizin të lirë e të sigurt vetëm Iliri, Arbëresha, Genti e Dardana. Ose e gjitha, në një rast gjithashtu të keq, është një zhurmë për asgjë e një projekti parapolitik. Historia është përplot me lëvizje radikale që zbuten deri në squllje kur bëhen pjesë e strukturave të pushtetit. Për të mos harruar që një kërkesë të tillë nuk është e re: e pat shtruar kryeministri Berisha para dy vitesh, saktësisht më 29 të korrikut 2009, kur ai paralajmëroi “ndërmarrjen e një nisme për të bërë të mundur rikthimin e emërtimeve të mëparshme shqiptare për të gjitha ato vende që sot mbajnë emra të imponuar nga të huajt”. Shkas për hapjen e debati asokohe u bë propozimi që i kishte ardhur Këshillit të Ministrave për të miratuar një shkollë jopublike me emrin "Logos". Deri sa këto projekte të sendërtohen, apo cilado qoftë kthesa që do marrin ngjarjet, do të na duhet të eskperimentojmë paksa me idenë e shqipërimit të toponomastikës sllave. Respublica ju fton që emrat sllavë të qyteteve a fshatrave shqiptare që dini, të na i dërgoni me një përkthim apo me një “këmbim” duke marrë parasysh veçantitë dhe ngjyrimet e vendit për të cilin bëhet fjalë.
L.A.
Comments
Me qe po fillojne spastrimet
Me qe po fillojne spastrimet nga emnat e huej te vendeve-toponimeve, un propozoj qe xhamijave, vendeve te kultit musliman ku besimtart i falen Zotit/Allahut, tu hiqen emnat e sulltanve turq qe masakruen shqiptart. Besimtart musliman duhet tu gjunjezohen Allahut dhe jo sulltanve pushtues turq-osman.
Habitem per kete "Kuq e Zi"
qe nuk kujtohet per Turqi,
por veç per grek e shkijenì.
Add new comment