Administrata e pushtuar nga bandat partiake

Bisedat e zbardhura të tetë të arrestuarve “ta heqin trurin”. Duket qartë se në ç’nivele banditeske ka rënë administrata publike. Ja disa episode.
1. Kristaq Thanasi i ka telefonuar shtetasit Roland Çelmeta, me detyrë zv. drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe i ka treguar këtë fakt, duke i thënë që Benit të cilin Rolandi nuk e njeh, i duheshin dokumentet e kolaudimit, pasi ai priste të bënte evadimin e një ngarkese nga një anije në port. Rolandi i jep leje për të vepruar duke i thënë që thuaji Benit të vijë në Tiranë t’ia japim letrat në dorë, të mbyllin punën.
2. Në datën 28 tetor 2011, Rolandi i telefonon shtetasit Armand Xhika, me detyrë inspektor dega Tiranë. Rolandi i thotë Armandit që të shkojë të kontrollojë një pikë karburanti në Yzberisht me pronar Luan Gjonin, sepse pas kontrollit pronari do t’i respektonte. Gjithashtu, Mandi i thotë qe t’u thotë dhe kolegëve të tij që, kur të kalojnë te karburant “Elda” në Ndroq, të mos futen fare për kontroll atje, pasi është miku i tyre i përbashkët.
3. Në datë 01.11.2011, Rolandi i telefonon një shtetasi që dyshohet se është Armand Xhika dhe i thotë që të kalojë t’i bëjë presion atij byth… në Ndroq, se s’është kujtuar fare. Në datë 08.11.2011, Rolandi i kërkon përsëri që të shkojë t’i bëjë presion atij të Ndroqit dhe ndërkohë Mandi i thotë që e ke gati atë.
4. Në datë 02.11.2011, Rolandi i ka telefonuar shtetasit Agron Damsi me detyrë inspektor dega Tiranë, duke i thënë që të nesërmen të shkonin ne Bubq te fabrika për kontroll. “Te shkojnë të turren”.
E.G.
Comments
Rrofte

Rrofte Kabuli!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

robt gjithe LSI-se pa

robt gjithe LSI-se pa perjashtim

Berisha i ben shantazh LSI qe

Berisha i ben shantazh LSI qe te mos bashkohet me PS, dhe njekohesisht i saboton PS qellimin per te bashkepunuar me LSI duke diskretituar keta.

Se te korruptuar nuk jane vetem LSI-sat. Por keta duheshin djegur tani per hir te lojes.

Pershendetje Anonim per

Pershendetje Anonim

per mendimin tim ke shume te drejte por une do te shtoja edhe dy element te tjere pervec atyre qe ke permendur ti. Keta persona sherbejne edhe si mburoje per PD-ne, sepse n.q.s ke vene re ne keto dite dhe mendoj edhe ne ditet ne vazhdim nuk do te flitet me per korrupsionin qe ekziston brenda PD-se. Elementi tjeter eshte fakti qe me keto arrestime te bujshme kerkohet tu serviret nderkombetareve dhe opinionit publik perralla e luftes kunder korrupsionit nga ana e qeverise si nje lufte qe nuk merr parasysh perkatesine partiake por godet edhe persona nga partia ne pushtet. Duke i pare ne teresi keto kater elemente dy qe dhe ti dhe dy qe shtova une duhet te them me sinqeritet qe ngado qe ta shikosh Berisha i ka bere llogarite shume mire dhe del i fituar.

Me respekt

Emigranti

sakte, me ke kuptuar dhe

sakte, me ke kuptuar dhe plotesuar shume mire. Dua te shtoj qe, ne te kunderten e llogarive shume te mira te Berishes, Rames, anatemizimi i Ilir Metes dhe LSI si armik, i korruptuar etj, etj, i eshte kthyer ne nje bumerang. Do i duhet t'i shpjegoje bazes se PS perse papritur Meta nuk eshte me i tille. Ne fakt, absurdi eshte qe Rama nuk e ka problem fare te bashkepunoje, jo me te korruptuar - se nga keta ka plot ne partine e tij e shume nga keta i cileson si miq te tij, por edhe me kriminele. Kujto Tom Doshin, Paulin Prekaj.

I vetmi problem eshte qe kjo karte, e armikut, korruptueshmit, te paskrupullit, te pamoralshmit Meta eshte shume e fresket, eshte aktuale. Ndoshta, ne dy vitet e ardhsme Rama duhet te gjeje nje karte tjeter per te mobilizuar militantet e tij, duhet te gjeje nje armik tjeter ne vend te Ilir Metes sa te harrohet pak retorika per armikun Meta - qe mund te mundesoje nje bashkepunim ne prag te zgjedhjeve te ardhshme.

Add new comment