“Mea culpa” e Edi Ramës
Në një intervistë botuar sot në gazetën “Shekulli”, Edi Rama ka dhënë shpjegimin më të plotë deri më sot për gabimin e bërë nga ai kur pranoi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. “Qëllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte përmirësimi, jo përkeqësimi i sistemit politik; konsolidimi i procesit demokratik, në marrëdhëniet ndërinstitucionale, në parlament e në qeverisje, jo shkatërrimi i tij; fuqizimi i alternativave konkuruese brenda një sistemi modern bipolar, jo rrënimi i shtetit dhe asfiksimi i pushteteve të pavarura kushtetuese përmes një koalicioni laraman pa din as iman.” – deklaron ai. Sipas Ramës, qëllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte i mirë, por mesa duket, rezultati jo.
Sidoqoftë, Rama nuk shpjegon konkretisht në intervistën e tij se çfarë duhet ndryshuar – ai mjaftohet me deklarimin se, kësaj radhe, do të ketë një konsultim të gjerë me specialistë dhe me publikun, para se të propozohet një paketë për ndryshime të reja kushtetuese. Ai e hedh poshtë kategorikisht ofertën për ndryshime vetëm në Kodin Zgjedhor, bërë nga Astrit Patozi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Sipas Ramës, “arnat ligjore për sy e faqe në ligje që nuk zbatohen, na çojnë drejt çerdhes arabike të regjimeve pa barazi përpara ligjit, ku partia është shteti dhe sundimtari është partia”. Ai e bën të qartë se PS-ja do të reagojë në bazë të konstatimeve e sugjerimeve të raportit të OSBE/ODHIR-it, për të ofruar një paketë garancish kushtetuese e ligjore që do të pengonte përfundimisht manipulimet elektorale.
Në lidhje me ndërprejen e protestave pas 17 majit, kur KQZ-ja filloi numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, Rama nuk pranon se ishte një vendim i gabuar. Ai deklaron se, edhe pse e mirëkupton dëshpërimin e njerëzve të revoltuar nga padrejtësia e hapur që u bë në zgjedhjet e Tiranës, është i mendimit se vjedhjen e zgjedhjeve “duhet ta paguajë Saliu duke ikur, jo Shqipëria duke u djegur”. Ndërkohë, ai pohon se protesta opozitare do të ketë në të ardhmen, por ato do të ndërthuren edhe me aksion parlamentar të opozitës.
E.Z.
Comments
Puna e Edi Rames nuk qendron
Puna e Edi Rames nuk qendron tek ndryshimi i kushtetutes por te njeriu me te cilin e beri kete ndryshim. qe ne emer te"Beses" kushedi sa here ka ngrene ne bese, dhe ky njeri mbetet Sali Berisha.Personi me negativ ne historine e 20 viteve me nje ndryshim jo se te tjeret jane me te mire se ky, por se nuk shkojne ne kufijte e marrrezise mesjetare te ketij bajraktari.......Qe te vret naten dhe diten......
Puna e Edi Rames nuk qendron
Puna e Edi Rames nuk qendron tek ndryshimi i kushtetutes por te njeriu me te cilin e beri kete ndryshim. qe ne emer te"Beses" kushedi sa here ka ngrene ne bese, dhe ky njeri mbetet Sali Berisha.Personi me negativ ne historine e 20 viteve me nje ndryshim jo se te tjeret jane me te mire se ky, por se nuk shkojne ne kufijte e marrrezise mesjetare te ketij bajraktari.......Qe te vret naten dhe diten......
Me Sali Besrishen eshte e
Me Sali Besrishen eshte e veshtire te besh kompromis sepse edhe kur i ben ai i thyen me te dyja duart.Kesht u qe sia vlen ta zesh me goje.
Add new comment