‘Amerikanët’ i bëjnë Umberto Eco-s një dhuratë për 80 vjetorin e lindjes

Postuar në 04 Janar, 2012 01:45

Nesër, më 5 janar, Umberto Eco, shkrime të të cilit kemi publikuar herë pas here edhe në site-in tonë, mbush tetëdhjetë vjeç. Do jenë të shumtë ata që do ta urojnë me këtë rast, por amerikanët kanë gjetur mënyrën më të mirë, prej së cilës Eco ndihet i kapur nga një eksitim i lehtë. Do të publikojnë një libër në kolanën e tyre që ekziston prej 60 vitesh e që quhet The Library of Living Philosophers. Do të jetë një volum i madh, me më shumë se një mijë faqe, në nderim të “eseistit, shkrimtarit, ekspertit të mesjetës, profesorit, bibliofilit, romancierit, masmediologut, dhe njeriut të dhënë pas hobby-it të flautit” (këto emërtime janë të Antonio Gnoli-t në la Repubblica; dhe nuk ka asnjë teprim; ai në fakt është tek të gjitha).

Mirëpo shtëpia botuese e ka me filozofin Eco, e jo me Eco të tjerë. E në këtë funksion do të ftojë shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të botës që të flasin për Eco-n filozof. Është një gjë që është bërë për Dewey-in, Russell-in, Carnap-in, etj, etj, por – dhe këtu është vetë Eco që ndërhyn me pakëz humor – “duhet bërë pak me ngut kjo punë, sepse po të qëllojë që të vdes para se të mbarojë kjo punë, librin nuk ta bëjnë”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.