Zhbogar: Platforma serbe për Kosovën s'ka vlerë për BE-në

Postuar në 10 Janar, 2013 13:44

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar thotë se platforma e Serbisë nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në procesin e dialogut Kosovë-Serbisë. Në një intervistë për redaksinë serbe të Radio Televizionit të Kosovës, Zhbogra tha se platformë e vetme në bisedime mbetet ajo e Bashkimit Evropian që si bazë ka konkluzionet e ministrave të vendeve të BE-së të dhjetorit të vitit të kaluar. Platforma e Serbisë për Kosovën e miratuar dje nuk ka ndonjë vlerë për Bashkimin Evropian. Madje platforma nuk do të ketë kurrfarë ndikimi as në procesin e dialogut Kosovë-Serbisë. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se platformë e vetme e Brukselit mbeten konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së të dhjetorit të vitit të kaluar.  “Nuk mund ta komentoj platformën e Serbisë. Për mua platformë në procesin e dialogut mbetet ajo e Këshillit të Ministrave të BE-së e muajit dhjetor ku në mënyrë të qartë janë përcaktuar të gjitha kërkesat e vendeve të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë. Mbi bazën e këtyre konkluzioneve po udhëhiqet edhe procesi i dialogut”, thekson Zhbogar. Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian nuk e ka përmendur fare Beogradin kur ka folur për zgjidhjen e mundshme për veriun, por ka lënë të kuptohet se një zgjidhje e tillë mund të arrihet në procesin e dialogut. Sipas tij zgjidhje e qëndrueshme për atë pjesë do të jetë zgjidhja që do të jetë e kënaqshme për autoritetet e Prishtinës dhe për banorët që jetojnë atje. “Ne nuk kemi zgjidhje për veriun. Zgjidhje mund të jetë ajo që gjen mbështetjen e autoriteteve të Prishtinës dhe banorëve të veriut. Nuk mund të ketë zgjidhje të imponuar për asnjërën palë. Zgjidhja mund të gjendet në procesin e dialogut dhe duhet të jetë zgjidhje që ose do të lë të kënaqë ose të pakënaqura të dyja palët. Do jetë zgjidhje nga e cila askush nuk do të frustrohen”, theksoi ai. Duke folur për rrjedhën e deritashme të dialogut, Zhbogar tha se Bashkimi Evropian është i kënaqur me rrjedhën e këtij procesi por në të ardhmen pret rezultate më të mëdha në mënyrë që të ketë lehtësi të tjera për banorët e të dyja vendeve. Sukses më të madh deri tani në këtë proces ai ka përmendur arritjen dhe zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit nga e cila thotë se kanë përfituar si Kosova ashtu edhe Serbi.

 

KOSOVA SOT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.