Vrasjet me pagesë, zbardhet SMS-ja e vartësit të Gjikës për Besnik Dervishin

Postuar në 10 Shkurt, 2014 13:31

Marjon Mitro, i arrestuar me cilësinë e personit që ka porositur bombën e vendosur poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ditën e arrestimit të Julian Sinanajt, i ka dërguar mesazh telefonik prefektit duke kërkuar nje takim me te.Nga të dhënat e grupit hetimor, prefekti Dervishi e ka vënë në dispozicion të hetimit mesazhin e dërguar nga i arrestuari Mitro, ish-inspektor i INUK ne varesi te Shpetim Gjikes ne bashkine Vlore.
Sipas hetimeve, vetëm pak orë pas arrestimit të Julian Sinanajt, 42-vjeçari Mitro i ka shkruar një sms prefektit, duke i thënë se “dua të ju takoj për një problem”, dhe në fund të meshazhit ka vendosur emrin dhe mbiemrin e tij. Këtë sms, Dervishi ka pretenduar se nuk e ka parë ditën e nisjes,ne 25 janar, por dy ditë më pas. Edhe atëhere ai nuk i ka kthyer asnjë përgjigjie. Ndërkohë më 29 janar, policia me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, arrestoi në ambientet e brendshme të aeroportit “Nënë Tereza”, 42 vjeçarin Marjon Mitro, që  tentonte të largohej drejt Italisë. Por, edhe pse kanë kaluar 2 javë, nga arrestimi Mitro nuk është marre në pyetje nga hetuesit për akuzat.
Para Gjykatës, Mitro ka pretenduar se njihet me prefektin Dervishi, ndërsa ky i fundit e ka mohuar njohjen me 42 vjeçarin, që sipas Sinanajt, ka porositur bombën e gjetur poshtë makinës së prefektit.
Për llogari të dosjes hetimore, mësohet se Dervishi është marr përsëri në pyetje ditën e shtunë, ku edhe ka dhënë deklarime të hollësishme për mesazhin, njohjen me Mitron dhe personat e tjerë të arrestuar. Edhe para hetuesve, ai ka mohuar njohjen me  Marjon Mitro, të penduarit Julian Sinanaj e Ndriqim Gjokona si dhe me dy kushërinjët Genis dhe Andon Mëhillaj.
Në banesën e këtij të fundit, që ndodhet në lagjen “28 nëntori” në Vlorë, është hedhur një sasi tritoli. Si pasoj e këtij shpërthimi, ka vetëm dëme material pasi familjarët e tij janë larguar prej disa ditësh nga banesa për arsye sigurie, pasi djali i tyre akuzohet si porositësi i disa vrasjeve dhe akteve kriminale të ndodhur në Vlorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.