Vrasja e komisar Lamajt, dëshmia: Pashë makinën e Frrokut.

Dy persona kanë dhënë dëshmitë e tyre për momentin e vrasjes së Komisarit Dritan Lamaj, krim për të cilin është vënë në pranga Arben Frroku. Ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar edhe seanca e radhës së gjyqit ndaj Frrokut. Gjatë seancës janë pyetur dëshmitarët ArlindAliaj, i cili punonte si kamerier te një lokali pranë vendin ku ndodhi vrasja dhe Armando Myftari. Në dëshminë e tij Aliaj shprehet se kishte parë Lamajn dhe një djalë që ishte në lokal, kishte dalë dhe e kishte ndihmuar, ai shton se më pas e çuan me një makinë të rastit në spital.
“E mbaj mend vrasjen e Lamajt, isha në lokal. Kur ndodhi ngjarja ishte ora rreth 18:30”-ka rrëfyer në seancën e gjyqit dëshmitari Arlind Aliaj. Sipas dëshmisë së tij, Dritani po vinte drejt lokalit në momentin kur u qëllua, ku shumë persona dolën nga lokali dhe i dhanë ndihmën”, ka thënë kamarieri. Sipas tij, lokali nuk kamera dhe nuk ka pasur pamjet.
Ndërkaq, dëshmitari Arlind Aliaj është sjellë nga policia në seancën e djeshme me urdhër të trupës gjyqësore. Dëshmitari tjetër Armando Myftari i cili ka qenë klient në një lokal pranë vendit të ngjarjes, ka thënë në sallën e gjyqit se e ka parë makinën e Frrokut, por pas krismave nuk i ka parë autorët. “Pashë një makinë gri dhe xhamat që u thyen, pas të shtënave, pashë të shtrirë Dritanin. E morëm dhe e dërguam në spital”, ka thënë ai.
Add new comment