Vakumi ligjor, 450 biznese braktisin investimet

Boshllëqet dhe ngërçet ligjore, vetëm muajt e fundit kanë detyruar rreth 450 biznese që të largohen nga Shqipëria. Numri i rasteve dhe problemet me ligjin jepen nga drejtues të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, institucion që është në kontakt të përditshëm me investitorët dhe dhomat e avokatisë.
"Në katër vjet e gjysëm në QKR unë kam pasur rreth 250 raste kur kompani shqiptare kanë kërkuar kthimin mbrapsht nga likujdimi dhe nuk e kanë bërë dot sepse mungon në ligj ose mungon e shprehur fjalë për fjalë. Në ligjin e mëparshëm ka qenë, në ligjin që kemi sot nuk është. Unë mendoj se duhet amenduar, problemi është që nuk ndodh",- tha drejtori i QKR-së, Tomi Kola
Por edhe lehtësia e madhe që është krijuar vitet e fundit në regjistrimin e biznesit dhe marrjen e lejeve, duket se është një tjetër problem për biznesin. Shpesh janë konstatuar raste abuzivizmi, kur papërgjegjshmëria apo qëllimet e dyshimta kanë detyruar shumë biznese që të hyjnë në procese gjyqësore.
"Sistemi i aplikimit dhe regjistrimit në QKR, biznesit sot nuk i jep asnjë lloj garancie. Eshtë i aksesushëm nga çdo lloj specialisti apo "hackers" për të ndërhyrë dhe bërë ndryshime qoftë për kompanitë qoftë për emrat e ortakëve. Procedura e regjistrimit të kompanive në QKR është tejet e liberalizuar. Mund të kemi dhe transaksione të ndryshme dhe që nuk kanë vulën e noterit",- Nikolin Jaka, kryetari i DHTI-së
Shqetësimet aktuale u bënë me dije në një tryezë të rrumbullakët të ministrisë së Ekonomisë dhe GIZ-it. Në takim u diskutua mbi disa drafte, që synojnë ndryshimet në legjislacionin tregtar.
Albanian Screen
Add new comment