Turqi, 2 824 studentë në burg

Postuar në 08 Gusht, 2012 02:59

Një shifër alarmante vjen nga Turqia për sa i përket numrit të studentëve të burgosur. Janë plot 2,824 studentë të universitetit dhe studentët e shkollave të mesme që ndodhen aktualisht në burg. 

Shifra u bë publike nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në Ankara në përgjigje të një pyetjeje të Social-Demokratëve që ndodhen në opozitë. 

Kryesisht të burgosurit e rinj janë akuzuar për terrorizëm dhe të dyshohen për lidhje me organizatat kurde. 

Rreth dy të tretat e të burgosurve (1778) ndodhen “brenda” për arsye politike dhe janë në pritje për t'u gjykuar.

Ndërsa 1.046 të tjerë aktualisht vuajnë dënime për terrorizëm.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.