Trakte kundër kryeministrit në Prishtinë, “Urdhër arrest” për Thaçin

Dikush e kishte shfrytëzuar natën për të lëshuar fletë me “urdhër arresti” të rreme nëpër Prishtinë në adresë të kryeministrit Hashim Thaçi, zv/kryeministres Mimoza Kusari-Lila dhe ministrave Besim Beqaj dhe Bedri Hamza.
Prishtina u zgjua sot e mbushur me “urdhër arreste”, që të kujtojnë traktet në kohën e luftës antifashiste në Shqipëri.
Deri tani askush nuk e ka marr përsipër ketë aksion.
Mijëra letra janë vendosur nëpër vende të dukshme në të cilat shkruan: “Stacioni Policor Qendër pas marrjes së autorizimit nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë vepruar kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke e shkatërruar ekonominë e vendit përmes shitjes së ndërmarrjeve publike si: Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) dhe Distribucionit të KEK-ut si dhe dyshimit të bazuar qe të njëjtin kanë shprehur gatishmëri edhe për likuidimin e ndërmarrjes Trepça, lëshon Urdhër Arrest për personat e poshtëshënuar:
1. Hashim Thaçi
2. Besim Beqaj
3. Bedri Hamza
4. Mimoza Kusari- Lila”
Në “Urdhër Arrest” thuhet se, të njëjtët persona, të motivuar nga interesat e tyre personale dhe klanore, e kanë dëmtuar rënë funksionimin e ndërmarrjeve me profitabile të vendit, në mënyrë që kështu ta arsyetojnë privatizimin me çmim sa më të lirë duke e rrezikuar seriozisht ekonominë e vendit.
“Këta persona dyshohet se janë vënë në shërbim të kompanive të huaja në mënyrë që duke ua shitur lirë ndërmarrjet e Republikës së Kosovës të përfitojnë shuma të majme parash”, citojnë fletët.
Ballkanweb.com
Add new comment