Topalli në Tropojë: Berisha, ky burrë kombi ka transformuar vendin. Asnjë vend i botës s’ka njohur këtë zhvillim

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte në Tropojë në 22 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Përpara tropojanëve, ajo tha se Berisha ka transformuar vendin.
Sipas saj, asnjë vend në botë nuk ka ndryshuar kaq shumë.
“Sigurisht që kemi qenë me fat dhe për këtë të parët, krenarë duhet të jeni ju dhe jeni ju. Është për shkak të Sali Berishës që ky vend ka ecur, është për shkak të këtij burri kombi që ky vend është transformuar, është për shkak të tij që kjo parti në 22 vite pluralizëm ka 13 vite në pushtet, që punon, që e konsideron mision ndryshimin. Por ne do ta bëjmë 17 vjet, 21 vjet e shumë të tjera që do të punojmë, sepse ne duam një Shqipëri të zhvilluar, një Shqipëri që ecën përpara,” tha Topalli.
“Gjeni një vend të botës që gjatë kësaj periudhe të ketë trefishuar apo të ketë arritur me 316 % rritjen e investimeve të huaja direkte. Më thoni një? A ka ndonjë vend të botës i cili të ketë bërë gjatë kësaj periudhe të shkurtër mijra kilometra e korridore të rrjetit tonë rrugor; 10 mijë kilometra rrugë siç e ka arritur qeveria e Sali Berisha? A ka një vend tjetër në botë që të ketë dyfishuar pensionet? A ka ndonjë vend tjetër në botë që të ketë rritur pensionet në fshat nga 36 dollarë që e kishte lënë Partia Socialiste në 78 dollarë”.
TEMA
Add new comment