Tmerri i 24-vjeçares prostitutë në Itali: Tutorët më thyen dhëmbët.

Një shqiptare 24-vjeçare shkoi në Itali me premtimin për punë. ajo në fakt përfundoi prostitutë në rrugë nën kërcënime e dhunime.
Vajza ka bërë denoncim dhe me pas , policia ka arrestuar dy shqiptare për prostitucion. Në pranga karënë edhe një grua e cila ka bindur të dëmtuarën të largohet nga “toka e shqiponjave”.
Vajza shkoi në shkurt nëCampania. i ishte premtuar se do të gjente një punë si bariste. Ajo në fakt u detyrua që të punonte si prostitute pa ditur asnjë fjalë në gjuhën italiane.
Tutorët i shkruanin në dorë numrin 30 të cilin i thanë tua tregonte klientëve në rrugë për tu treguar “tarifën”.
Dy tutorët 24-vjeçaren e dërgonin çdo ditë në një stacion treni. Në mbrëmje ata ktheheshin aty për ta dërguar në shtëpi.
Kur nuk bindej, vajzën e priste dhuna, thotë se i kanë thyer edhe dhëmbët.
Teksa shfrytëzohej prej dy javësh, vajza shkoi në polici. Pati vështirësi në denoncimin e tutorëve pasi nuk dinte gjuhë të huaj.
Policia gjeti një përkthyes për vajzën të cilës më pas iu mor kallëzimi.
Add new comment