Tjetër luftë e ftohtë. Britania lëshon alarmin për Iranin

Postuar në 18 Shkurt, 2012 12:14

Britania paralamëron një tjetër luftë të ftohtë me përmasa të paparashikueshme. Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se Irani po bën përpjekje të zhvillojë armë bërthamore dhe nëse ka sukses, sipas tij, Republika Islamike do të nxiste garë bërthamore në Lindjen e Mesme.  Një gjë e tillë do të kishte efekte destabilizuese dhe do të kërcënonte një tjetër Luftë të Ftohtë tanimë në territorin e Lindjes së Mesme, ka thënë Hague duke folur për të përditshmen britanike "Daily Telegraph".  Sipas kryediplomatit britanik, "kjo do të ishte një fatkeqësi  në gjendjen aktuale të marrdhënieve ndërkombëtare".

Komentet e tij vijnë në kohën kur Irani po përballet me presion në rritje të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me aktivitetin e tij bërthamor. Një ditë më parë Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, u takua në Washington, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherin Ashton, në bisedime të cilat fokusuan Iranin. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp Clinton theksoi se çdo lloj negociate duhet të fillojë me diskutimet për programin atomik të Iranit. 

Sipas saj Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë të sigurta se Irani do të ulet në tryezë i gatshëm të bisedoj derisa të arrihet bashkëpunimi i tij me obligimet ndërkombëtare. 

Catherine Ashton u shpreh megjithatë "optimiste" lidhur me mundësinë e kthimit të Iranit në tryezenë e bisedimeve.
"Ekziston mundësia potenciale që Irani të jetë i gatshëm për t'i filluar bisedimet"- tha Ashton dhe shtoi se "jam e kujdesshme, por njëheresh optimiste për këtë" çështje.

Perëndimi druan se Teherani ka për qëllim krijimin e armëve atomike ndërsa Republika Islamike këmbëngul se programi i saj bërthamor ka qëllime civile paqësore, e jo thjesht  gjenerimin e energjisë, por më tej shenjestron dhe studime të avancuara dhe në fushën e mjekesisë si përshembull në trajtimin e kancerit.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.