Tirana zyrtare do kundërshtojë Athinën nëse çon kufirin detar në OKB

Postuar në 11 Janar, 2013 04:05

 

Në rast se Greqia do të dorëzojë në OKB në mënyrë të njëanshme hartat e ndarjes së kufijve detarë me shtetet fqinjë, Shqipëria do ta kundërshtojë atë.

Gazeta Shqiptare citon burime zyrtare pranë Ministrisë së Jashtme se “deri tani kemi konstatuar se nga pala greke ende nuk është ndërmarrë një hap i tillë në rrugë zyrtare. Ne do të shqyrtojmë me rëndësi të veçantë çështjen e do të bëjmë lëvizjen tonë në momentin që kjo nisëm do të konkretizohet, gjithmonë në interesin më të mirë të Republikës së Shqipërisë. Ne do të shqyrtojmë hapat që do të ndjekim vetëm në rast të deklarimit të njëanshëm të Greqisë në OKB”.

Gazeta e madhe greke “To Vima” publikoi lajmin se Greqia po sheh mundësinë për të paraqitur në OKB koordinatat e kufijve detarë dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, të përcaktuara në mënyrë të njëanshme prej saj.

Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos në një intervistë për shtypin grek, duke iu përgjigjur pyetjes për zonat ekonomike ekskluzive, deklaroi dje se askush nuk mund ta kërcënojë Greqinë për një çështje të tillë.

“Për një çështje që është e drejtë sovrane e çdo vendi, askush nuk mund të na kërcënojë. Greqia është e vendosur për të mbrojtur interesat e saj, që janë të garantuara nga ligjet ndërkombëtare”, është shprehur Avramopulos.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.