Tiranë, ndërron jetë gjyqtari Bardhyl Dhama, shkak infarkti

Postuar në 14 Nëntor, 2014 10:37

Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Bardhyl Dhama, 48 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij pasditen e sotme. Dhama dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti kardiak.

Policia e Kryeqytetit bën me dije se rreth orës 16:00 salla operative është njoftuar se gjyqtari Dhama është gjetur i pajetë, në banesën e tij, të ndodhur ne rrugën "Ali Demi".

Aktualisht, grupi hetimor po kryen veprimet procedurale, por paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur në mënyre natyrale.

Seanca e fundit gjyqësore që 48-vjeçari Dhama ka drejtuar, ka qenë ditën e djeshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.