Tiranë, makina përfshihet nga flakët para Spitalit të Traumës

Postuar në 17 Maj, 2014 06:32

Një automjet është përfshirë nga flakët pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një automjet zjarrëfikës për të shuar flakët. Zjarri ka dëmtuar pjesërisht mjetin tip BMW me targa AA 250 FA.

Sipas policisë ngjarja është aksidentale si pasojë e një qarku të shkurtër në rrjetin elektrik në kroskotin e automjetit. Pronari i mjetit ka deponuar në polici se ka patur defekt dhe herë tjetër në rrjetin elektrik në kroskot.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.