Tiranë, banda e tritolit me ish ushtarakë, vodhën C4 nga depot

Eksplozivët e sekuestruar në rrugën “Sadik Petrela” dhe në banesën e Ilir Dhimos, dyshohet të jenë vjedhur nga depot ushtarake gjatë periudhës që katër të arrestuarit shërbenin në Forcat e Armatosura. Emild Taku, ka qenë efektiv i Batalionit të Transportit në repartin pranë Urës së Beshirit.
Ilir Dhimo, personit që iu sekuestruan vetëm C4 86 kilogramë në banesën pranë shkollës “Hasan Prishtina”, ka ushtruar funksionin e kapitenit në sektorin e e asgjesimit të municioneve të Ushtrisë, Atur Çelo ka qenë kapterr ndërsa Pëllumb Daci, major.
Policia e Tiranës ka kërkuar bashkëpunimin e Forcave të Armatosura, për mekanizmin e vjedhjes së eksplozivëve të shumtë që iu sekuestruan katër të arrestuarve.
Ishte një hetim i komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, në lidhje me një plagosje që çoi në gjurmët e grupit që dyshonet që në 3 vitet e fundit të ketë shitur mbi 100 kilogramë eksploziv, si edhe një sasi të konsiderueshme detonarësh dhe fitilësh zjarrpërcjellës.
Add new comment