Tiranë, 48 të deportuar nga Anglia e Franca,shkelën rregullat e qëndrimit

Deportohen në aerportin Nënë Tereza në Rinas, 48 shtetas shqiptarë nga Britania e Madhe dhe vëndet e tjera të Bashkimit Europian. Sipas burimeve të deportuarit e pasdites së të premtes janë persona që kanë shkuar në mënyrë të parregullt në vëndet e Bashkimit Europian nga vitet 2011-2013.
Personat e deportuar kanë shkelur rregullat e qëndrimit në vëndet e BE-së, ndërsa mes tyre kishte edhe nga ata persona që kërkojnë azil në këto vënde me pretendimin e gjakmarrjes. 38 prej të deportuarve vinin nga Britania e Madhe, 5 nga Franca dhe 5 nga vënde të tjera të BE-së.
Të deportuarit janë lënë të lirë, pasi u janë marrë deklarimet dhe ju janë bërë verifikimet përkatëse nga oficerët në aeroportin Nënë Tereza në Rinas.
Add new comment