Thaçi: Nuk do lejojmë që ‘21 janari’ të ndodhë në Prishtinë

Postuar në 12 Janar, 2012 06:43

 

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës një ditë pasi etiketojë Vetëvendosjen në të njëjtën mënyrë siç bëri Berisha me aleancën Kuqezi, ka shkuar më tej duke krahasuar nismën e VV për 14 janarin me ngjarjen e 21 janarit në Tiranë.

“Krerët e  Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i quaj “Vetëfundosje”, do të vetëfundosen, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë. Nuk do të lejojmë gjithashtu qëllimin e këtyre krerëve të kësaj partie që janarin e vitit të kaluar të Tiranës ta sjellin këtë janar në Prishtinë. Shteti i Kosovës do të funksionojë në mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor, dhe këta krerë morën përgjegjësi personale për inicimin e këtyre veprimeve të paralajmëruara të dhunshme ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Thaçi ka lidhur këto 14 janarin edhe me një zhvillim tjetër – duke thënë se pak ditë pas 14 janarit, Prishtinë do ta vizitojë komisionererja e KE-së për Punët e Brendshme, Sesilia Malmstrom.

“Viti 2012 është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne me datën 19 janar do të kemi vizitën e komisionerës Malstrom për dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave në Republikën e Kosovës, ndërsa me 24 janar do të dilet me qëndrimin e qartë se viti 2012 do të jetë viti përmbyllës i pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Ai ka shtuar më tej se paralajmërimet e Vetëvendosje për bllokimin e pikave kufijtare me Serbinë “janë mesazhet më të këqija të mundshme që mund t’i ndodhnin Kosovës në këtë kohë” pasi tejkalojnë çdo autoritet kushtetues, legal dhe moral.

“Paralajmërimet e tyre për veprime të dhunshme, janë diçka që më së paku i duhej Kosovës në këtë kohë. Nuk është në rolin opozitar, por të një grupi joformal, pa ndonjë objektivë në kuptimin e reformave, por plotësisht kundër-kushtetues, ligjor, anti-reformator”, është shprehur Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. 

 

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.