Të verbrit në protestë, kundër qeverisë për faturën elektrike

Postuar në 31 Janar, 2012 10:31

Nëse nuk do të gjejnë një zgjidhje për kërkesat e tyre, personat me aftësi të kufizuar do të nisin protestat duke filluar nga Tirana. Kështu u shpreh kryetari i Këshillit Kombëtar që përfaqëson këtë kategori, Sinan Tafaj i cili i ka kërkuar dhe njëherë strukturave të qeverisë që të rishikojnë vendimet më të fundit që lidhen me pagesën e energjisë eletrike, transportit dhe asaj të telefonit.

"Nqs deri më sot, transportin e kemi pasur falas në nivel urban për vete dhe për shoqëruesin dhe në nivelin interurban, gjysmë falas; nëse për energjinë elektrike ne kemi paguar 20 ë faturës, apo te telefoni kemi pasur një kufi deri në 2 mijë impulse, apo 2 mijë lekë të reja; tani kjo kërkohet të bëhet nëpërmjet një shumë që do të përcaktohet nga qeveria me kritere, procedura etj.  Ne do të kërkojmë një zgjidhje kompromisi. Sigurisht që ne jemi për një reformë që do të ketë në bazë moscënimin e të drejtave",-tha Tafaj. 

Vetëm një muaj më parë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, në bazë të të cilit personit me aftësi të kufizuara do t'i përcaktohej nga qeveria shuma që do të përfitonte për energjinë, telefonin apo transportin. Këto deklarata u bënë gjatë prezantimit të fazës përmbyllëse të projektit më të fundit për personat e verbër të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Në saj të tij, në katër qendra komunitare në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër u ngritën katër qendra komunitare që ofruan ndihmë për këta persona në informacion, këshilllim psikosocial si dhe argëtim.

 

Albanian Screen

 

 

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.