Të ardhurat nga turizmi, vonesa e buxhetit efekt negativ

Postuar në 16 Shtator, 2012 05:06

 

Sezoni turistik ne qytetin e Durrësit pothuasje ka perfunduar, ndersa strukturat vendore kane nisur te bejne llogarite ne lidhje me impaktin e ketij sezoni. Bashkia ka patur nje rritje te lehte te te ardhurave qe sigurohen nga bizneset sezonale të zonës së Plazhit, nderkohe qe  impakti do te ishte me i mdh nese buxheti i vitit 2012 do te ishte miratuar me heret ne keshillin bashkiak. Nenkryetari i bashkise Adrian Çela eshte shprehur se investimet per zonen e plazhit te parashikuara ne buxhetin e vitit 2012 do te jene te perfunduara dhe te prekshme vetëm per sezonin turistik te vitit te ardhshem. 
 Bashkia e Durresit ka evidentuar per kete vit 92 subjekte sezonale  ne zonen e plazhit, te cilat kane arkëtuar 5.8 milion lek ne total ose 12 perqind më shumë se një vit më parë . Por shifrat e bashkise per bizneset sezonale ne zonen e Plazhit nuk perputhen me shifrat qe ka dhene drejtoria rajonale tatimore, sipas së cilës  numri i bizneseve sezonale ne total ka qene 1500 me rreth 6000 te punesuar. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.