Stuhia e erës, probleme në portet e vendit

Postuar në 01 Nëntor, 2012 03:58

 

Stuhia e një nate më parë ka sjellë probleme në të gjithë vendin. Në portin e Durrësit nuk janë nisur ende tragetet drejt Italisë, të cilët duhet të ishin nisur që prej orës 23.00 të ditës së djeshme. Kjo për shkak të dallgëzimit të madh në det. E njëjta situatë është paraqitur edhe në portet italiane, ku tragetet janë nisur me mjaft vonesë. Edhe në portin e Vlorës ka patur probleme me qarkullimin e trageteve.

Problematik paraqitet dhe qarku i Elbasanit ku rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar sërish aksin rrugor Prrenjas- Elbasan. Edhe brenda në qytet ka pasur probleme për shkak të erës së fortë, ku janë rrëzuar edhe disa pemë. Fatmirësisht deri tani nuk  fjalë për dëme në njerëz apo materiale.  Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.