Slogani i ri i PD, Berisha: Koalicion i madh djathtas-majtas

Postuar në 11 Janar, 2013 04:13

 

Berisha: Gati koalicioni më i madh.

Kryesia e PD vendos sloganin e fushatës: “Ne jemi ndryshimi, përpara”. Berisha: Ramës i ka mbetur vetëm Bamir Topi.

Kryeministri Berisha mbledh Kryesinë e PD dhe shpall nisjen e fushatës elektorale.

Berisha: Është slogani më i bukur.
Slogani i PD në zgjedhje: “Ne jemi ndryshimi, përpara”

Partia Demokratike do të bëjë koalicion me parti të majta dhe të djathta në zgjedhjet e 23 qershorit. Këtë e bëri të ditur dje Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD-së, në mbledhjen e Kryesisë, ku u prezantua edhe slogani për fushatën e mandatit të tretë qeverisës. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Berisha porositi nisjen e kontakteve me qytetarët, takimet derë më derë si dhe modelin e një fushate si ajo e vitit 2011 në Tiranë. Ai mbrojti vendimin e marrë në vitin 2009 lidhur me koalicionin me LSI-në, për të cilin tha se funksionoi teksa vendi mori liberalizimin e vizave dhe i rezistoi krizës ekonomike. “Ne shkojmë drejt zgjedhjeve si koalicioni më i fuqishëm në historinë e vendit. Në zgjedhjet e vitit 2009, PD-ja dhe aleatët e saj dolën koalicioni i parë. Krijuam një koalicion me LSI-në, dhe unë mendoj se ky koalicion ka funksionuar në përputhje të plotë me zotimet dhe angazhimet e tij para qytetarëve. Koalicioni ynë është zgjeruar me PDK-në dhe po zhvillon tratativa me partitë e tjera të mirëfillta të qendrës së djathtë, por edhe të qendrës së majtë, për t’u paraqitur ashtu siç presin qytetarët shqiptarë më 23 qershor, koalicioni më i madh”, u shpreh Kryeministri.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.