Siguria rrugore, ministrat e rajonit takim në Tiranë

Postuar në 10 Shkurt, 2014 04:58

TIRANE-Ministrat e Transportit të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë janë takuar sot në Tiranë ku kanë shkëmbyer ide mbi përmirësimin e disa çështjeve që lidhen me trasportin dhe infrastrukturën në rajon.

Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për integrimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve në sektorin e transportit të vendeve të Ballkanit.

Në fjalën e tij, ministri i transportit Edmond Haxhinasto u shpreh se është i  rëndësishëm bashkëpunimi me Bashkimin Europian për t`i dhënë zgjidhje çështjeve që kanë të bëjnë me projektet strategjike.

Gjithashtu ministri Haxhinasto u shpreh se duhet të punohet me seriozitet në lidhje me pikëpamjen hekurudhore të Korridorit të 8-të.

“Do të kërkojmë të kemi një komisioner pranë Bashkimit Europian, një përfaqësues që të ndihmojë për të realizuar mbështetjen e nevojshme dhe rritjen e vëmendjes sa i përket këtij korridori” tha Haxhinasto.

Ndërkohë ministri Haxhinasto theksoi se një nga sfidat më të mëdha për Shqipërinë është rritja e sigurisë në të gjitha rrugët e vendit.

“Tashmë është hartuar një paketë që parashikon investime, përmirësim të proceseve të dhënies së lejeve të drejtimit, përmirësim të sistemit të testimit të mjeteve dhe rritjes së shërbimit të transportit publik. Kjo paketë do të jetë shumë rigoroze dhe do të ketë efektet e duhura” shtoi Haxhinasto.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.