SHBA, “dekadë e humbur” për klasën e mesme

Klasa e mesme në Shtetet e Bashkuara po jeton një “dekadë të humbur”, pasi pjesa e saj nga të ardhurat e shtetit është reduktuar nga të pasurit.
Kështu thotë një raport i hartuar nga Pew Research Center, sipas të cilit 62 për qind të klasës së mesme amerikane kanë deklaruar se janë detyruar të reduktojnë shpenzimet.
Ndërsa 43 për qind e tyre presin që standarti i jetesës për fëmijët e tyre të jetë më i mirë, pasi ra nën 51 për qind në vitin 2008. Të dy kandidatët për president kanë ofruar plane konkurruese ekonomike për votuesit e klasës së mesme.
Mes atyre që e fusin veten në kategorinë e klasit të mesëm, 52 për qind e të rriturve besojnë se politikat e presidentit Obama në mandatin e dytë të tij do t’i ndihmojë ata.
Ndërsa 42 për qind kundërshtojnë duke thënë se zgjedhja e sfidantit republikan Mitt Romney do të sjellë të njëjtën gjë.
Pothuajse gjysma e amerikanëve të rritur e përcaktojnë veten si të klasit të mesëm, pak a shumë në përputhje me përqindjen e përcaktuar nga të dhënat e censusit amerikan, me të ardhura që variojnë nga 39 mijë dollarë në 118 mijë dollarë.
Timothy Smeeding, profesor ekonomie në Universitetin Uiskonsin-Medison, thotë se klasa e mesme është dëmtuar nga rritja e kostove në shëndetësi dhe arsim, si dhe nga zhdukja e rrogave të mesme.
“S’ka rëndësi se kush është president, rimëkëmbja e klasës së mesme dhe ripërtëritja ekonomike do të jenë të ngadalta dhe shpesh herë të dhimbshme”, ka deklaruar Smeeding.
top-channel.tv
Add new comment