Shëngjin, nis prishja e 200 ndërtimeve pa leje, përplasje me policinë

Postuar në 26 Prill, 2012 12:04

Ka nisur në Shëngjin prishja e 200 ndërtimeve pa leje të identifikuara nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik. 150 prej këtyre objekteve janë në bregdet ndërsa 50 të tjera në qytet, të cilat kanë bllokuar rrugët e kalimit për 40 familje. 
Edhe pse aksioni ishte i paralajmëruar, ka patur përplasje ndërmjet pronarëve të ndërtesve të shembura dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Sipas kryetarit të komunës, ndërtimet ku ka ndërhyrë INUK kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën e Shëngjinit.

"Janë ngujuar rreth 40 familje që nuk kanë të drejtë të shkojë as makina në rastet e varrimit, zjarrfiksja apo ambulanca. Për këtë arsye, ne e kuptojmë që ka qefmbetje por ne jemi të detyruar të ndërhyjmë, pasi ne kemi ardhur këtu në fund të fundit, për të zbatuar ligjin", u shpreh kreu i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj.

Aksioni i INUK do të vijojë gjatë gjithë këtyre ditëve në zonën turistike të Shëngjinit për të s'pastruar këtë zonë nga ndërtimet e shumta, jo vetëm ato që bien ndesh projektit që pritet të fillojë për ndërtimin e rrugës Shëngjin - Kune por edhe për ndërtimet në zonën e bregdetit dhe të qytetit.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.