Serbët festojnë pavarësinë e Kosovës.

Dy gra të komunitetit serb, iu kanë bashkuar sot festës që u organizuar për nder të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ato iu bashkuan panairit tradicional që u mbajt në Mitrovicë.
“Ne kemi meny më të gjerë por nuk kemi pasur mundësi t’i sjellim të gjitha. Ne sinqerisht iu urojmë pavarësinë dhe për ata kemi ardhur të ekspozojmë ushqimin tonë”, ka thënë njëra nga gratë.
Ndërkohë kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka uruar që kjo festë të shënohet gjatë.
Gjatë ditës me rastin e kremtes së pavarësisë u zhvillua edhe një turne në futboll të vogël, me ç’rast, morën pjesë 8 klube nga pjesa veriore dhe jugore e qytetit, ndërsa në mbrëmje në teatrin e qytetit u dha shfaqje “Jashtë bie borë”.
Add new comment