Samiti i Brukselit, BE dakord për rritjen e fondit me vlerë 120 mld euro

Postuar në 29 Qershor, 2012 06:34

Liderët evropianë dhe shefat e qeverive arritën të binin dakord në parim për rritjen e fondit të përbashkët me vlerë 120 miliardë euro, që duhet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit, deklaroi dje në mbrëmje kryetari i KE-së Herman van Rompuy. 

"Arritëm dakordësinë për përmirësimin e financimit të ekonomisë me 120 miliardë euro", deklaroi Rompuy në konferencën e shtypit në Bruksel, në fund të ditës së parë të seancës së Këshillit Evropian. 

Kjo shumë është pothuajse një për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendeve anëtare të BE-së. 

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.