Samaras: Na duhen paratë. Merkel: Do ndihmojmë

“Nëse nuk e marrim këstin e ardhshëm të parave, pasojat do të jenë dramatike”, paralajmëron kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën Kathimerini.
Në lidhje me ndryshimet strukturore ai tha se vonesat nuk janë të justifikuara. Samaras theksoi se heqja e pasigurisë dhe rikapitalizimi i bankave, do të japin rritjen e fluksit të madh të investimeve në Greqi, të cilat nënkuptojnë dalje nga recesioni dhe punësim. "Eshtë koha për të korrigjuar të gjitha gabimet e bëra në Greqi për dekada të tëra”, tha Samaras dhe duke komentuar vizitën e Merkel në Athinë, e karakterizoi atë si "kulmin e një përpjekjeje të madhe për të siguruar besueshmërinë e vendit".
Nga ana e saj kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel thekson progresin në reformat ekonomike të Greqisë dhe shprehet e vendosur për ta ndihmuar atë.
Në faqen e internetit të qeverisë gjermane, Kancelarja shprehet se "hap pas hapi në Greqi është bërë progres i dukshëm, ndonjëherë më ngadalë sesa kemi shpresuar, por ne duhet t’i japim këtij vendi një tjetër mundësi", tha Merkel. "Duhet të kërkojmë respektim të angazhimeve, por Greqia, si partneri ynë duhet të mbështetet e të ndihmohet, sepse tregjet gjykojnë shkallën e kohezionit tonë si eurozonë”, shkruan Kancelarja gjermane.
top-channel.tv
Add new comment