Romney: Obama po përçan Amerikën

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara Mitt Romney ka akuzuar rivalin e tij, presidentin Barack Obama se po zhvillon një fushatë zgjedhore mbi bazën e "zemërimit dhe përçarjes". Romney tha se fushata e demokratëve ka prekur një fund të ri duke u munduar ta lidhin atë me pikëpamje të diskutueshme mbi përdhunimin, pikëpamje këto të mbajtura së fundi nga një tjetër republican. Kampi i Obamës ka akuzuar Mitt Romney për qëndrime ekstreme sa i përket çështjeve sociale.
Republikanët pritet të nominojnë këtë javë zotin Romney si kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit. Megjithatë partia ka qenë e detyruara të shtyjë për të martën nisjen e Konventës Kombëtare në Florida si pasojë e stuhisë tropikale Isaac që po I afrohet qytetit të Tampas.
Albanian Screen
Add new comment