Rikthehen protestat tek Unaza e Re, përplasje mes policisë e banorëve

Postuar në 28 Qershor, 2012 03:14

Mosrespektimi i kontratës për banesat e prishura ka nxitur sërish protestat e banorëve në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. 

Mëngjesin e sotëm banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet, në pallatin që po ndërtohet në truallin ku kanë pasur shtëpitë, pasi pretendojnë se pronari nuk ka respektuar kontratën e firmosur paraprakisht me ta. 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një 30-vjeçar është lidhur me zinxhirë poshtë një kamioni, për të bllokuar punimet në pallat. 

Pas tentativës së policisë për ta nxjerrë nga kamioni, banorët janë përplasur fizikisht me uniformat blu. Për pasojë policia ka shoqëruar 5 persona, mes të cilëve edhe 30-vjeçarin që protestoi në mënyrë të pazakontë. 

Mësohet se të shoqëruar janë shtetasit: Dashnor Lila, Kadri Lila, Nurie Lile, Idriz Emini dhe Violeta Lila. 

Pak muaj më parë 7 gra në zonën e Unazës së Re u ngjiten në katin e 10-të të pallatit në ndërtim dhe kërcënuan se do të hidheshin, nëse pronari nuk respektonte kontratën për kompensimin e shtëpive të prishura me apartamente. 

Pas negociatave disa orëshe, gratë zbritën nga pallati , duke i dhënë një afat kohor pronarit të pallatit për respektimin kontratës. 

Por pronari i pallatit në ndërtim Namik Pelivani, pretendon se problematika qëndron vetëm për 6 familje, të cilat sipas tij kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht, pasi duan të legalizojnë ndërtimet pa leje qe sipas tij, nuk kanë ende titull pronësie. 

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.