Revoltohen qytetarët në Korçë, u përjashtuan nga strehimi

Dhjetëra familje të pastreha në Korçë që nuk e kanë gjetur emrin në listat paraprake, kanë zaptuar dyert e Bashkisë, duke kërcënuar me protesta nëse nuk përfitojnë banesa sociale. Fillimisht u premtua se do të përfitojnë strehim ato familje që jetojnë me asistencë sociale, në banesat e ish-pronarve si dhe familjet me probleme ekonomike nga komuniteti rom dhe egjiptian. Por në listat e shpallura nuk e kanë gjetur emrin numri më i madh i këtyre kategorive. Të pastrehët pretendojnë se plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura për të përfituar shtëpi, por pa të drejtë janë përjashtuar nga lista. Lidhur me këtë problem, Bashkia e Korçës bën të ditur se lista e shpallur ka qenë thjesht një listë paraprake, pasi emrat e përfituesve do të dalin më vonë. Për të përfituar banesa sociale me qera kanë aplikuar rreth 1800 familje, ndërkohë që do të mund të përfitojnë vetëm 96 prej tyre. Albanian Screen
Add new comment