Referendumi skocez, do të kërkohet shkëputje nga Britania

Kryeministri britanik, David Cameron dhe lideri i opozitës, Ed Miliband janë bashkuar në apelin drejtuar Skocisë të refuzojnë pavarësimin, nëse një referendum do të mbahet për këtë qëllim. Kreu i Ekzekutivit u tha deputetëve se beson në mënyrë pasionante tek Unioni Britanik, ndërsa lideri i laburistëve tha se një ndarje e mundshme do të dëmtonte ekonominë e vendit.
Ndërkaq, kryeministri i Skocisë, Alex Salmond njoftoi më herët se do të thërriste një referendum për pavarësinë e vendit në vjeshtën e vitit 2014. Por, çdo votim do të ishte i paligjshëm nëse nuk miratohet prej partive të tjera në parlamentin britanik. Konservatorët, liberal-demokratët dhe laburistët kundërshtojnë pavarësinë e Skocisë dhe liderët e tre partive premtojnë se do të luftojnë kundër kauzës që propagandohet nga Partia Kombëtare Skoceze e kryeministrit Salmond.
Qeveria e këtij të fundit këmbëngul se do të shkojë përpara me nismën e vet të referendumit pa pasur nevojë për miratimin e një ligji në ëestminster, por partitë e tjera e kundështojnë këtë. Ndërsa i përgjigjej pyetjeve, Kameron tha se është në favor të bisedimeve me kabinetin skocez për t'i dhënë fund grindjeve kushtetuese. "Unë besoj në mënyrë pasionante në të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar. Bashkë jemi më të fortë sesa të ndarë",-përfundoi ai.
Juli Prifti
Albanian Screen
Add new comment