Punonjëset e seksit në protestë: Mos penalizoni klientët

Përpjekjet për të kriminalizuar të paguarit për seks në Francë, kanë nxjerrë sot në protestë dhjetëra punonjës të seksit. Me banderola dhe megafon, protestuesit u mblodhën në distriktin e njohur me drita të kuqe të Parisit, ku qëndron edhe i famshmi “Moulin Rouge”.
Protesta vjen pas komenteve të ashpra të bëra nga ministrja franceze për të drejtat e grave, e cila tha se dëshiron zhdukjen e prostitucionit. Në deklartatat e bëra së fundi në median franceze, ajo tha se kërkon të ndëshkojë klientët dhe të vështirësojë kështu shërbimin e punonjësve të seksit. Dhe e gjitha kjo për të ndaluar që gratë të bëhen viktima të trafikut të seksit.
Dhoma e Ulët e Parlamentit Francez miratoi në dhjetor të vitit të kaluar një rezolutë që kriminalizon të paguarit për seks. Nëse ligji merr aprovimin përfundimtar nga Asambleja Kombëtare, do të jetë i ngjashëm me ato që ekzistojnë në vende si Suedia, Norvegjia dhe Islanda.
Por punonjëset e seksit besojnë se profesioni i tyre është mëse i ligjshëm dhe penalizimi i klientëve nuk do të ndihmojë aspak në mbrojtjen e tyre. Por do të sillte lulëzimin e tregtisë së seksit në mënyrë të fshehtë, duke e bërë më të rrezikshëm për to.
Ballkanweb.com
Add new comment