Protestat në Rumani, AI kërkon hetimin e dhunës

Postuar në 27 Janar, 2012 13:12

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u ka bërë thirrje autoriteteve rumune të hetojnë akuzat për dhunën e policisë ndaj protestuesve anti-qeveritarë. Zyrtarë të organizatës thanë se pamjet e një videoje tregojnë policinë teksa rreh dy persona, të cilët nuk silleshin në mënyrë të dhunshme. Organizata në fjalë po ashtu tha se policia ka përdorur lëndë kimike ndaj një njeriu të shtrirë në tokë. Amnesty International u ka kërkuar autoriteteve të kryejnë një hetim "të shpejtë, të pavarur dhe efektiv". Protestat kundër Qeverisë rumune dhe presidentit Traian Bacescu kanë vazhduar edhe sot. Protestuesit fajësojnë institucionet për shkurtime të ashpra ekonomike. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.