Protesta për afresket e dëmtuara, Bumçi: Nuk mund të mbrohet çdo kishë dhe xhami

Postuar në 11 Janar, 2013 14:37

 

Ngjarja shokuese e dëmtimit, me gjasa të vjedhjes së afreskeve të Onufrit të disa ditëve më parë në Kishën e Shen Premtes në Vlash të Elbasanit ka mbledhur në protestë përpara MTKRS-së përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shoqërisë civile.

Ata akuzuan këtë ministri për mbajtjen në heshtje të ngjarjes së shëmtuar dhe mosmarrje të përgjegjësisë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe anëtar i Forumit për Trashëgiminë Kulturore,Auron Tare i bëri thirrje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçit dhe drejtorit të trashëgimisë kulturore të dorëqihen.

Por kreu i ministri së Kulturës, Aldo Bumçi, duke folur në një konferencë shtypi, ka thënë se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqje pse u vodh një kishë dhe ka theksuar se nuk merr për bazë pseudoforume. “Ata nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk kanë nxitur asnjë debat apo ide. Për më tepër kanë pasur postet më të larta të trashëgimisë kulturore në kohën e qeverisjes socialiste”, ka thënë Bumçi. Sipas tij, është e drejtë civile që të kërkohet dorëheqja e ministrit, por “nëse vidhet xhamia e Et’hem Beut, mos duhet bërë përgjegjëse ministria”. Bumçi ka thënë se nuk mund të ruhet dhe mbrohet çdo kishë dhe xhami në vend, pasi ato janë me qindra.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.