Protestë kundër konkurrencës së pandershme

Tetë autobusë të linjës Elbasan-Mollas kanë paralizuar transortin publik për 13 mijë banorë të disa fshatrave.
Shkak i kësaj proteste e cila ka zgjatur 24 orë ka qenë konkurrenca e pandershme dhe vendosja e linjave dytësore jashte rregullave të përcaktuara sipas ligjit, duke dëmtuar mjetet qe punojne me license.
Sipas Kryetarit të Shoqatës së Autobusave Qamil Cerriku, disa autobusë që kanë licensë për linja të tjera e ushtrojnë aktiviteti në këtë segment rrugor, duke cuar drejt falimentimit drejtuesit e autobusëve.
Gjatë protestes kanë qenë të pranishme edhe uniformat blu. Drejtuesit e autobuzave kërcënojnë me bllokim të rrugës nacionale Elbasan –Kuçovë nëse instiucionet nuk marrin masa per zgjidhjen e kesaj situate.
top-channel.tv
Add new comment