Postera kundër Xhihadit. "Freedom Defence" mbulon metronë

Postuar në 25 Shtator, 2012 08:20

 

Stacionet e metrosë në New York janë mbushur me postera kundër xhihadit islamik, në një kohë kur ende nuk është shuar zëri i protestës në botën myslimane në lidhje me filmin amator që ironizon Profetin Muhamed. Reklamat janë sponsorizuar nga Iniciativa pro-Izraelite Freedom Defence e u shfaqën pasi Autoriteti Metropolitan i Transportit (MTA) humbi betejën ligjore për pengimin e tyre mbi bazën se shkelnin politikën e agjencisë kundër retorikës fyese.
 Reklamat kryesisht me gërma bardhë e gri në postera kartoni 117-72 centimetra do të qëndrojnë të varura për rreth një muaj.
 "Në çdo luftë ndërmjet njeriut të qytetëruar dhe atij të egër, mbështesni të qytetëruarin", lexohet në një reklamë. E ndonëse deklarata të tilla konsiderohen kolonialiste dhe poshtëruese nga kritikët, për iniciativcën "Freedom Defence" bëhet fjalë në fakt për mbrojtje të fjalës së lirë e jo të fanatizmit. Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.