Porositësi i vrasjeve: Një killer tjetër më ndiqte pas arrestimit të Julian Sinanaj.

Postuar në 16 Shkurt, 2014 03:43

Andon Mëhillaj, emri i vërtetë i të cilit është bërë i njohur nga vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, ka dëshmuar fakte kontradiktore në polici dhe gjatë marrjes në pyetje në Tiranë.
Pavarësisht pretendimeve të tij, reale apo edhe të dyzuara nga gjendje e rënduar psikike, kundër tij janë rrëfimet e pafundme të killerit që ka qenë “punëtor” i tyre. Rrëfimet e Julian Sinanajt kanë bërë që grupi i hetimit të zbulojë se në këtë vorbull të mbushur me vrasje, shpërthime dhe porosi për vënie minash me celularë, të jetë i përfshirë edhe një tjetër “killer”.
Burimet janë tejet të rezervuara në lidhje me këtë fakt, por bëjnë me dije se, prej disa ditësh është vendosur një tjetër person në listën e të kërkuarve, i cili dyshohet se është edhe më i rrezikshëm se sa Julian Sinanaj. Prokuroria mban sekret emrin e personit, por jep siguri se shpejt pritet të bjerë në pranga me të njëjtën akuzë edhe ky person i bandës.
Vrasësi tjetër me pagesë
Julian Sinanaj në rrëfimet e tij, është ndalur disa herë tek një emër që, sipas tij, ka patur frikë se do të eliminohej prej tij. Gjithnjë,gjatë dëshmisë, Sinanaj ka pranuar se Erion (Andon) dhe Gentian (Genis) Mëhillaj mund ta vrisnin duke paguar atë person. Grupi i hetimit ka vijuar të dyshojë në dëshminë e Julian Sinanajt, por më pas dëshmitë janë kryqëzuar në këtë pikë. Ditën e enjte, që Erion Mëhillaj ka pohuar se, ndiqej për tu vrarë nga një person, ndërkohë që autori i dyshuar, që kishte konflikt me të dhe mund ta eliminonte, ishte në qeli qysh më 25 janar 2014. Gjithashtu, prokuroria ka verifikuar në detaje pozicionin e Ndriçim Gjokonës në rolin e vrasësit me pagesë, por ka rezultuar se deri në momentin e dorëzimit të tij në polici ai njihet vetëm si bashkëpunëtor i Julian Sinanajt. Kështu, prokuroria tashmë është e bindur se një tjetër personazh i fuqishëm i botës së krimit gjendet në këtë grup të rrezikshëm kriminal, ndërkohë që Sinanaj ka rrëfyer për të disatën herë të gjitha pazaret dhe porositë e ardhura nga Erjoni. Madje “killeri” iu ka treguar se, Erjoni për çdo porosi që kryente kishte edhe kodin e tij të folurit, ku fiksonte finalizimin eaktit që duhej të kryhej nga Jualiani.
Killeri kundër Erjonit
“Asnjëherë nuk e mora vesh se përse u vra biznesmeni Agron Çela. Është ngjarja më e vështirë për mua. Mbaj mend atëherë që Erjoni më tha: Këtë njeri e dua të vdekur!” Kështu është shprehur Julian Sinanaj në lidhje me ekzekutimin barbar që i ka bërë Çelës, të cilin është detyruar ta vrasë në sytë e fëmijëve të viktimës. Sipas të dhënave të prokurorisë, në të gjitha rrëfimet e Sinanajt, është i vetmi moment për të cilin vijon të ndjejë keqardhje. Nga sa ka rrëfyer, Juliani ka refuzuar të kryejë atë krim edhe natën e vrasjes pasi e ka ndjekur burrin shumë gjatë dhe asnjëherë nuk ka mundur ta gjejë të vetëm, por gjithnjë në prani të fëmijëve të tij. Por killeri ka thënë gjatë marrjes në pyetje se jam detyruar nga Erioni që ta vras me çdo kusht atë natë. Njëkohësisht në dëshmitë kundër 39-vjeçarit Mëhillaj, Juliani është shprehur edhe për ekzekutimin e një personi që nuk kishin mundur ta kryenin bashkë me Gjokonën. Për këtë ekzekutim që do të kryhej me anë të shpërthimit të telekomanduar, Erjoni i kishte vënë kusht që të siguronte një minë të telekomanduar dhe do t’ia jepte Marion Mitros. Ky është personi që është vënë në pranga për atentatin ndaj Besnik Dervishit, prefektit të Vlorës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.