Pedofilia, problem shqetësues në Shqipëri, 35 raste në vit

Postuar në 02 Shkurt, 2012 05:15

 Pedofilia është kthyer në një problem shqetësues në shoqërinë shqiptare. Shifrat tregojnë se ka një numër të madh autorësh të këtyre krimeve seksuale me të mitur nën 14 vjeç, për të mos llogaritur numrin e viktimave që është shumë herë më i lartë. 

Por problemi qëndron se institucionet përgjegjëse nuk ngrenë zërin, ndërkohë që nga viti në vit numri i krimeve seksuale ndaj të miturve por rritet me shifra alarmante, pasi nga të dhënët zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë rezulton se nga viti 2002 - 2009 në vendin
tonë kemi 276 autorë krimesh seksuale me viktima
të mitur, ndërkohë shënohen 35 raste në vit. 

Sipas juristes Aranita Brahaj, e cila dy vite më parë ka botuar edhe librin e parë në vendin tonë që trajton këtë problem 'Pedofilia/ Krime seksuale ndaj të miturve', shprehet se rastet jo vetëm që po vijnë në rritje por, edhe se Shqipëria rrezikohet për shkak se nuk ka marrë asnjë masë parandaluese.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.