PD nis fushatën: Slogani ynë do jetë “Ne jemi ndryshimi, përpara”

Edhe pse na ndajnë gjashtë muaj nga zgjedhjet, kryeministri Sali Berisha shpalli nisjen e fushatës elektorale për një mandat të tretë.
Berisha tha se slogani i tyre do të jetë “Ne jemi ndryshimi”.
“Përpara do jetë slogani ynë, sepse ai shpreh realitetin që kemi krijuar dhe vizionin që paraqesim.
Ne jemi ndryshimi. Nën këtë moto, shqiptarët do të bashkohen njëlloj si në vitin 1992.
Vizionin e tyre nuk ka mur që mund ta dëmtojë. Forcën e tyre të ndryshimit nuk e pengon asgjë,” tha Berisha përpara kryesisë së partisë së tij, duke deklaruar se kështu nis fushata për një fitore të shkëlqyer në zgjedhjet e 23 qershorit.
TEMA
Add new comment