Patozi: Do arrijmë një fitore të bujshme në zgjedhjet e 2013-ës

Postuar në 11 Janar, 2013 07:04

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, duke folur për Ora News, ka thënë se mazhoranca këtë radhë do të arrijë një fitore të bujshme në zgjedhjet e 2013-s, ndryshe nga 2009-a.

Sipas tij, kjo gjë do të arrihet falë sukseseve të arritura nga qeveria dhe koalicionit të gjerë që PD do të ndërtojë, duke përfshirë këtu edhe LSI-në.

“Ne e dimë që në këtë fushatë nuk futemi duke shfrytëzuar dobësinë e kundërshtarit. Kundërshtari në të gjitha lëvizjet e tij tregon dobësi. Të gjithë lëvizjet e qenësishme të katër viteve të fundit i ka në disfavor. Pengon numrin e rritjes së KZAZ-ve, ç’interes ka? A është kjo opozitë që ka pretenduar manipulim të rezultatit? Një forcë politike që hyn për të bërë rrotacion, s’mund të hyjë duke thënë të ngremë ushtrinë e votës. Ne kemi misionin tonë, është në radhë të parë kontratë me qytetarët shqiptarë. Ata presin më shumë nga ç’kemi bërë në 8 vite, ne kemi mundësi ta bëjmë dhe këtë do ta bëjmë përmes një koalicioni sa më të gjerë. PD e ka në AND-në e saj këtë gjë edhe kur s’ka pasur fare nevojë për të. Pretendojmë të kemi një fitore të bujshme dhe jo në shifra të thekëta si në 2009”, tha Patozi.

Sipas tij, “ne kemi rekordet tona, arritjet tona, por kemi dhe eksperiencën tonë. Ne s’kemi nevojë për sondazhe. PD ka ditur të fitojë betejat elektorale. Sa kohë fituam në 2009 duke pasur jashtë koalicionit një pjesë të aleatëve aktualë, kemi të drejtë të pretendojmë për një fitore të bujshme. Kemi prirjen për të pasur një karvan të gjatë fitues. Nuk e mbështesim në hava këtë bindje, kemi komunikim të vazhdueshëm edhe me aleatët aktualë, por dhe potencialë. Kemi bindjen se do ruajmë koalicionin. Nëse kemi parasysh LSI, mund të jap një opinion timin: unë ndjej që do kemi vijimësi të koalicionit, dilema është vetëm nëse do jetë para apo pas zgjedhor”. 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.