"Paralizohet" Korça, probleme nga temperaturat e ulëta

Postuar në 01 Shkurt, 2012 09:00

Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë mjaft probleme edhe në qarkun e Korçës. Në qytet temperaturat kanë shkuar deri në minus 9 gradë Celcius, dhe rrugët janë të gjitha të mbuluara nga akulli. Mos hedhja e kripës dhe skorjes ka sjellë mjaft probleme në qarkullimin e njerëzve. Persona të shumtë janë paraqitur në urgjencat e qytetit për shkak të frakturave nga rrëshkitjet. 

Edhe rrugët kombëtare paraqiten të bllokuara për shkak të ngrirjes së asfaltit dhe ka vështirësi në qarkullim. Ato paraqesin rrezikshmëri dhe janë shënuar disa incidente me makina. Gjithashtu ka probleme edhe me rrjetin e energjisë elektrike. Banorët janë përballuar me mungesën e saj për shkak të erërave të forta, ndërsa po punohet për riparimin e tyre. 

Një tjetër problem është edhe ngrohja e shkollave dhe e institucioneve shëndetësore, përveç spitalit kryesor. Ulja e temperaturave ka sjell dhe epideminë e gripit, ku janë shënuar një rritje drastike e shtimit të personave në urgjencat dhe ambulancat e qytetit.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.