Nominimi i Pussy Riot për Çmimin Sakharov, Rusia kritika PE-së

Postuar në 26 Shtator, 2012 06:07

 

Rusia kritikon Parlamentin Evropian për nominimin e tri anëtareve të grupit muzikor rus, Pussy Riot, për Çmimin Sakharov. Ministria e jashtme e Rusisë tha se ligjvënësit e Bashkimit Evropian po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Rusisë, duke nominuar tri vajzat për këtë çmim prestigjioz.
 Tre anëtaret e këtij grupi u dënuan muajin e kaluar me dy vjet burg, për shkak se kënduan një këngë kritike ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në katedralen e Moskës. Çmimi i Parlamentit Evropian, që shpallet më 26 tetor, mbart emrin e disidentit sovjetik Andrei Sakharov dhe jepet prej vitit 1988. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.