Ngricat pasoja për bujqësinë, Ferizaj: Fermerët të përgatiten

Postuar në 16 Shkurt, 2012 11:31

Ngricat dhe temperaturat e ulta mund të dëmtojnë prodhimin bujqësore nëse do të vijojnë dhe gjatë javëve të ardhshme. Duke pasur parasysh eksperiencat e mëparshme dhe dëmet e shkaktuara në situata të ngjashme, ekspertë të bujqësisë thonë se muaji mars duhet të vijë me kohë të mirë. Për Albanian Screen, kreu i Këshillit të Agrobiznesit thotë që fermerët si në sera ashtu dhe ata që kanë dru frutorë duhet të marrin masa. 

"Veprimtaria nuk është aktive. Aktive mund të bëhen pas 15 marsit e tutje, që kërkon pastaj të largohen nga ujërat dhe i ftohti, sepse fillon një zhvillim vegjetativ i pemëve dhe atëherë mund të kemi dëmtime. Zona e ultësirës e cila ka sera, nëse nuk kanë marr masa për ngrohje, që duhet të krijohen dhomë me plastmasë të dytë dhe të tretë. Nëse do të vazhdojnë akom të ulet temperatura sigurisht që do të kemi vonesë me daljen në fushë. Gjithashtu, do kemi pasoja dhe në prodhim", thotë Enver Ferizaj, presidenti i KASH.

Reshjet e dendura kanë bërë që në shumë zona drutë frutorë të mbulohen tërësisht nga dëbora. Në disa zona raportohet për dëmtime si thyerje apo tharje, por vetëm pas shkrirjes së dëborës do të mund të jepen të dhëna të sakta. Nuk dihet nëse do të ketë rimbursim për këto dëmtime. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.