Ngjela: AK merr vota majtas, Topi të mos bashkohet me Ramën

Postuar në 10 Janar, 2013 08:22

 

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur në emisionin Fakt, tha se Bamir Topi nuk duhet të bashkohet me Edi Ramën. “Pse duhet të vijë majtas, fronti i përbashkët është ideologjik, jo pragmatist. Pse e bën Rama? Mund ta ketë politike, duhet pyetur ai… Topi nuk e ka atë qëllim dhe nuk është mirë që të vijë majtas. Ka programin e vet, ambicien e vet, shtresën e vet në elektorat të përcaktuar dhe do të masë forcat”, tha Ngjela.

I pyetur nga Peka pse vetë Ngjela, që është i djathtë, bashkohet me opozitën dhe Topit nuk ia këshillon, ai u përgjigj se “Filozofitë ndryshojnë me kohë. Unë e krijova filozofinë time më 2009, ndërsa ai e krijoi kur ai u zgjodh president”.

Ndërkohë Ngjela tha se Aleanca Kuq e Zi merr vota majtas.

“AK merr majtas, sepse edhe intelektualizmi është majtas. Kjo rini pozicionohet majtas, sepse nuk do qeverinë”. Ai shtoi se lëvizja e “AK”-së në lëmin e patriotizmit bëri që edhe kryeministri Berisha të merrte tezat e tyre, madje të tejkalonte sensin e masës.

Duke komentuar lëvizjet e AK, Ngjela tha: “Deri tani kanë nxjerrë flamurin. Kanë treguar identitet, por nuk kanë doktrinë. Si mund të thuhet bashkim fizik Shqipëri-Kosovë? Çfarë do të bashkosh ujin me kripën? Doktrina është konstitucion. Për çfarë të bëhet bashkimi, që të na hedhësh në erë apo që të krijosh vlera dhe tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë?”

 TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.