Ndryshon kodi i punës, shqiptarët do punojnë më shumë orë

Postuar në 30 Tetor, 2012 12:44

Të gjithë shqiptarët do të punojnë më shumë. Të paktën kjo kërkohet në ndryshimet e Kodit të ri të Punës, i cili parashikon rritjen e orëve të punës, nga 40 në 48 orë punë në javë. Kodi gjithashtu rrit nga 14 në 15 vjeç moshën për punë. 

Ndryshimet u prezantuan në Këshillin Kombëtar të Punës, ku gjithashtu u tha se tani e tutje burrat do të mund të përfitojnë 4 muaj leje për t?u përkujdesur për nevojat e fëmijës brenda 6 viteve të parë të jetës së tij. Ndërsa për gratë nga 42 ditë, leja paslindjes me rrogë të plotë rritet e shkon në 63 ditë. Kodin e ri i Punës është përmirësuar thuajse në gjysmën e neneve të tij, ndërsa parashikon për herë të parë edhe njohjen dhe pagimin e punës në shtëpi apo "tele-punës". 

"Kemi arritur që të kemi ndryshime në 90 nene të këtij kodi, risitë kryesore të kodit të punës janë në Shqipëri me kod pune futet tele- puna. Për herë të parë diskriminimi në punë, ngacmimi seksual i jepet një rëndësi tepër e veçantë dhe ky kod i jep mbrojtje punëmarrësve. Koha maksimale javore e punës të mos jetë më shumë se 48 orë", tha Spiro Ksera, Kryetar i këshillit kombëtar të punës.

Kodi i Punës nuk ka pësuar asnjë ndryshin që nga vitit 2008 dhe kjo është e treta herë që rishihet që nga hartimi i tij. Miratimi i tij kërkon votim me tre të pestat e votave të deputetëve në Parlament.

 

Julia Bardhushi

 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.