Naftë pa standarde, 6.7 milionë lekë gjobë 23 pikave karburanti.

Për naftën dhe gazin që kanë shitur jashtë standarteve të kërkuara, 23 pika karburantesh janë gjobitur nga Instituti Qëndror Teknik me 6.7 milionë lekë në total. Gjobat fillojnë nga 70 mijë deri në 500 mijë lekë të reja për rastet më të rënda.
Inspektoriati Qendror Teknik, i vendosur për të ndaluar tregtimin e naftës dhe gazit jashtë standardeve ka ushtruar kontrolle në pikat e tregtimit në mbarë vendin në periudhën shkurt-mars 20014 dhe vetëm për këtë periudhë, ka gjetur me shkelje ligji 23 subjekte, të cilave iu janë vendosur edhe gjobat.
Sipas Drejtorisë së Inspektimit të Naftës dhe Gazit në IQT, shkeljet e subjekteve konsistonin në treguesit e cilësisë së naftës dhe gazit që janë pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit.
Gjobat më të ulëta me 70 mijë lekë i janë vendosur pikave si “Nushi shpk” në Lushnje; “Hyseni Oil shpk” në Elbasan dhe “Vranari shpk” në Vlorë, kurse më të lartat subjekteve si “Cotej shpk” Shkodër, “Mecolli Oil shpk” Bilisht, “Kokaj Center” Shkodër, “Sheldi shpk” Peqin; Zekthi shpk” Belsh; Eurodrin Trading” Kavajë; “Irald shpk” Lushnje dhe “Deveron Oil Albani” Ballsh.
Add new comment